Ishte nën arrest shtëpie, por kjo nuk e ka penguar 29-vjeçarin nga Durrësi Nik Lila që të mos e zbatojë vendimin e gjykatës dhe të dalë nga banesa. Por duke mos i mjaftuar thyerja e ligjit, ai ka kryer dhe një vepër tjetër penale, pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, 22-vjeçaren A.Lila.
Policia e Durrësit bën me dije se Lila ka shkuar në lagjen 11, ku dhe ka dhunuar të shoqen, ndërkohë që ai banon në lagjen nr. 8.
Mësohet se pas kësaj ngjarjeje, policia e ka arrestuar 29-vjeçarin dhe e ka dërguar në burg, ndaj të cilit tanimë rëndojnë dy vepra penale “Dhunë në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
S.L.