Një fëmijë 1-vjeçar nga Zavalina e Elbasanit ndërroi jetë një natë më parë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, pasi ishte sjellë nga prindërit e tij në gjendje të rënduar, me pjesët respiratore të bllokuara.

Dyshohet që fëmija të ketë qenë në këtë gjendje si pasojë e komplikacioneve të një viroze, por pavarësisht ndihmës së dhënë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas humbjes tragjike të fëmijës së tyre, familjarët kanë ngritur pretendimet për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.

Kështu, policia në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur hetimet ndaj mjekëve E.L 57 vjeç me banim në Elbasan, F.B 51 vjeç me banim në Librazhd dhe mjeken me inicialet D.B 56 vjeçe me banim në Elbasan.