Policia britanike ka arrestuar një shqiptar, pasi kishte ndërtuar një fabrikë kanabisi brenda një lokali.

Mediat britanike raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte përshtatur ambientet e 4 dhomave të ndërtesës për kultivim kanabisi, në të cilat u gjetën rreth 143 bimë kanabis.

Shqiptari, i cili kishte hyrë ilegalisht në Angli, jetonte në qytetin Swindon në perëndim të vendit.