Ka rënë në sy mbrëmjen e se dielës një debat i ashpër në televizionin OraNeës. Të dielën në mbrëmje ka shumë emisione sportive dhe rrallë ndodhin sherre Live, si ndodhi te emisioni Skaner. Të ftuar në studio, Rudi Vata e Ardjan Takaj, duket se nuk e kanë qejf njëri-tjetrin, pasi kanë shkëmbyer disa batuta deri në ofendim.

Gjithçka nisi nga fjalët e ish-futbollistit të kombëtares sonë: “Ky kampionat nuk mendojse ka nivel më të lartë se sezoni i shkuar. Thjesht dominon sërish Skënderbeu dhe ndërkohë Partizani po mundohet ta rivalizojë”. Këto fjalë kanë bërë që presidenti i Skënderbeut të reagonte, duke hequr paralele: “Edhe Bajerni dominon në Gjermani, edhe Seltiku në Skoci, por kjo nuk do të thotë që këto vende nuk kanë futboll cilësor. Me Seltikun jemi në një vazo”. Krahasimi me Seltikun ka nxehur Vatën, i cili e njeh mirë futbollin skocez: “Për çfarë po flet, o zotëri. E di ti kush është Seltiku? Informohu dhe pastaj eja flasim. Keni kaluar nja dy ture dhe u duket sikur ç'keni bërë”.

Takaj e ndërpreu, duke thënë se Skënderbeu është skuadra më e mirë në historinë e Shqipërisë, por Vata vazhdoisulmin: “Ju nuk keni një plan biznesi, punoni në të zezë dhe e dimë si i ke marrë ndeshjet e ke arritur suksese”. Më pas debati degjeneroi në ofendime, derisa ndërhyri moderatori Gerti Çarçani për të qetësuar dy “dueluesit”.