Policia ka arrestuar 3 personat e përfshirë në plagosjen e sekrtarin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në zyrën elektorale në Kavajë.

Në pranga ka rënë Ndriçim Jonuzi (Tahiri) i njohur edhe më parë për precedentët e rëndë kriminalë, i akuzuar edhe për vrasje në Torino të Italisë, Markel Shtylla, Shef i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini, polic bashkiak.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin.