Ekzekutimi i ish-policit Ajet Zeqaj disa ditë më parë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ka qenë i mirëmenduar.
Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se ka dyshime që vrasja e Zeqajt të jetë kryer nga vrasës me pagesë, raporton “Top Channel”.
35-vjeçari i cili ishte kthyer nga Franca 20 ditë më parë, është ndjekur dhe vëzhguar nga autori i krimit përpara se të ekzekutohej me një plumb pas koke.
Prokuroria po heton aktualisht në disa pista ku nuk përjashtohen konfliktet për shkak të borxheve, por pista kryesore mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës, dyshim ky që bazohet në lidhjet e mëparshme shoqërore të ish-efektivit.