Paul Pogba nuk është i pashitshëm. Shpesh drejtuesit e Zonjës së Vjetër e kanë konsideruar mesfushorin Pogba si një pikë kyçe të projektit të tyre, por duket se tashmë planet kanë ndryshuar, madje pritet që gjatë merkatos së verës drejtuesit e klubit të Juventusit do të marrin në konsideratë ofertat që do të vijnë në drejtim të 23-vjecarit.
Barcelona, Manchester City dhe Paris Saint Germain janë të gatshme të shpenzojnë miliona Euro për të pasur në dispozicion shërbimet e francezit. 100 milionë Euro është shuma që mund të arkëtojë Juventusi në rastë se heq dorë nga ylli i saj. Presidenti i kampionëve të Italisë, Andrea Angelli duket i bindur se largimi i mesfushorit, do ta ndihmojë skuadrën të përforcohet akoma dhe më shumë. Gjithsesi alternativat për të zëvëndësuar francezin nuk mungojnë dhe emri i parë në listë është i mesfushorit të Real Madrid, Isco, i cili nuk po gjën hapsira tek “Los Blancos”, gjithashtu nuk përjashtohet as pista e gjermanit Mario Gotze dhe blerja e kartonit të Cuadrados.
Pjesë e listës së dëshirave janë edhe Witsel e Gundogan. Me 100 milionë Euro bardhezinjtë mund të përforcojnë të gjitha repartet dhe mbrojtja është një prej tyre. Mbrojtësi i Bayern Munchen, Benatia shihet si një element shumë i rëndësishëm në repartin e prapavijës, gjithmonë nëse nuk largohet Leonardo Bonucci. Sulmi gjithashtu mund të këtë ndryshime dhe në vend të Alvaro Moratës, i cili kërkohet nga PSG mund të afrohet uruguaiani Edinson Cavani.