Efektivët e Durrësit kanë zhvilluar një operacion antidroge, duke vënë në pranga dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.
Në kuadër të operacionit të koduar “Muzgu”, ditën e djeshme u arrestuan Arben Muça, 35 vjeç, banues në Vorë dhe Amarildo Seferi, 22 vjeç, banues Nikël të Krujës, pasi po në këtë fshat, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, me targa AA 945 MI, me drejtues Amarildo Seferin, u gjetën rreth 9 kg kanabis sativa.
Sasia e lëndës narkotike me mjetin tip Benz u sekuestruan dhe po ashtu edhe një mjet tjetër tip Golf me targa AA 214 GP dhe tre aparate telefoni celularë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.Ç. 24 vjeç, banues në Nikël, Krujë.