Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali me pasojë vdekjen e dy të rinjve shqiptarë.

Endrit Cena 30 vjeç dhe Rudolf Zefi 33 vjeç kanë qenë duke udhëtuar në rrugën Casilina në Frosinone, kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Automjeti i tyre është ndarë më dysh duke shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

Dy të rinjtë shqiptarë ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin dhe jetonin prej disa vitesh në Itali.