Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë dhe kanabis sativa, duke arrestuar 3 shtetasit Albert Mitri, Erando Hardhia dhe Besmir Hardhia.

Sipas informacioneve nga policia, këta 3 persona shpërndanin drogë në zonën e Unazës së Re dhe të Kombinatit. Droga futej në kuti syzesh dhe të brendshme vajzash për të mos u diktuar nga policia.