Nga Shkëlqim Fortuzi*
Para disa ditesh,vetem me votat e keshilltareve te majte,u miratua Buxheti i vitit 2016, i Bashkise Durres. Me keqardhje konstatoj se ky buxhet, parashikon se do te mblidhen shume pak te ardhura nga tatimet dhe taksat, edhe pse Bashkia e Durresit,me ngritjen e disa taksave qe beri ne Dhjetor te vitit 2015 ka nivelin me te larte te tarifave dhe taksave ne shkalle vendi (rreth 20 – 30% me te larta).
Buxheti i vitit 2016 nuk eshte hartuar ne interes te qytetareve durrsake, per faktin se investimet e parashikuara jane shume larg pritshmerive qytetare, madje ky buxhet nuk garanton as nevojat me imediate te qytetareve durrsake, sic jane:
- investimet per sistemimin e ujrave te zeza,investimet per zgjidhjen e problemit te depozitimit te mbeturinave
- investimet per ndertimin dhe rikonstruksionin e shkollave
- ndertimin e rrugeve
- permiresimin e sistemit te kullimit, vaditjes
- permiresimin e kushteve ne zonen turistike.
Me poshte po rendisim disa nga mangesite e buxhetit te vitit 2016, te cilat jane:
- shuma e te ardhurave tatimore te planifikuara prej 866.154 lekesh eshte rreth 20% me e ulet se te ardhurat tatimore te planifikuara ne vitet 2011 dhe 2012, periudha ne te cilen njesite administrative ishin me buxhet me vete.
- po t'i shtohet dhe ky efekt, te ardhurat e planifikuara ne buxhet jane mbi 30% me te uleta se viti 2011, ndersa te ardhurat per fryme jane planifikuar 60% me pak se viti 2011.
Keto shifra tregojne qartazi se Bashkia e Durresit ne vitin 2016 do te ofroje sherbime per qytetaret e saj me pak se ne vitin 2011, fakt ky mjaft trishtues per qytetaret e saj.
Nder zerat e te ardhurave tatimore qe kane mangesi te theksuara ne planifikim jane:
- taksa e tabeles per qellime reklame, e cila eshte planifikuar 5.000.000 leke, ose eshte planifikuar per t'u arketuar gjithsej nga kjo takse vetem per 1 tabele, me sip. 111 m2, ne te gjithe teritorin e Bashkise Durres, kur faktet tregojne se tabelat per qellime reklame ne teritorin e Bashkise jane me qindra dhe siperfaqja e tyre eshte mbi 10 fish. Per rrjedhoje edhe te ardhurat nga kjo takse duhet te ishin planifikuar rreth 50.000.000 leke, ose 10 here me shume
- taksa e fjetjes ne hotele eshte planifikuar 5.800.000 leke, qe do te thote se jane planifikuar per te fjetur ne hotele, gjate gjithe vitit 2016, gjithsej 16.571 persona, ose mesatarisht 45 persona ne nate. Nderkohe,faktet tregojne se ne teritorin e Bashkise Durres ushtrojne aktivitetin mbi 150 motele dhe hotele, me kapacitet akomodues mbi 3 000 shtreter. Mbi baze llogaritjesh konkrete, vetem per 2-mujorin Korrik-Gusht, periudhe qe keto shtreter shfrytezohen me kapacitet te plote, minimalisht duhej planifikuar qe te ardhurat nga taksa e fjetjes ne hotele te ishte mbi 60.000.000 leke, ose rreth 10 here me shume
- taksa per pastrimin dhe largimin e mbeturinave per familjaret, edhe pse kundrejt vitit te kaluar ne njesite administrative u rrit mbi 500%, parashikohet 115.000 leke ne vit, ose thene ndryshe, parashikohet se kete takse do ta paguajne vetem 230 familje, nga 95.000 familje qe jetojne ne teritorin e bashkise. Diferenca qe krijohet nga keqplanifikimi per kete takse eshte rreth 47 milion leke
- te ardhurat nga plazhet private jane parashikuar 30.000.000 leke, ose jane parashikuar per per nje siperfaqje .plazhesh prej 60.000 m2, kur faktet flasin per nje siperfaqje mbi 5 fish me te madhe. Efekti i kesaj takse eshte rreth 120.000.000 leke
- tek taksa e pasurise nuk eshte planifikuar efekti per vjeljen e takses se pasurise per shtepite ne zonen e plazhit, ku pjesa me e madhe jane shtepi te dyta (qe taksohen me dyfishin e takses). Sipas llogaritjeve te bera buxhetit te Bashkise Durres, nga keqplanifikimi i kesaj takse do t'i mungojne mbi 150.000.000 leke
- Bazuar ne llogaritje konkrete, te ardhurat e planifikuara nga tatimet dhe taksat per vitin 2016 jane 60 – 70% me te uleta se mundesite potenciale qe ka aktualisht Bashkia e Durresit. Pra, te ardhurat e munguara ne buxhetin e vitit 2016, si rezultat i keqplanifikimit dhe keqmenaxhimit, do te jene mbi 400.000.000 leke, qe do te thote se do t'i mungojne qytetareve durrsake, per rrjedhoje do te kemi me pak sherbime dhe me pak investime. Me kete shifer do te sistemoheshin brenda vitit ujerat e zeza ne cdo lagje dhe rrugice, do te pastroheshin kanalet kulluese dhe vaditese, do te ndertoheshin rruget e mbetura ne proces neper fshatra dhe do te ndertoheshin kopshte dhe shkolla
- Persa i perket te ardhurave nga gjobat, si cdo vit, edhe per vitin 2016 jane planifikuar per t'u gjobitur qytetaret dhe bizneset durrsake me 12.000.000 leke, rast ky i pa precedent ne fushen e planifikimit buxhetor, jo vetem ne Shqiperi, por kudo ne bote.
Ne lidhje me shpenzimet buxhetore te planifikuara rezulton:
- shpenzimet korente jane planifikuar 1.515.856 mije leke, duke zene 68% ndaj totalit te shpenzimeve gjithsej, ose 68.56% ndaj te ardhurave totale
- peshen me te madhe ne shpenzimet korente e zene pagat e personelit dhe sigurimet shoqerore, me shume 948.634 mije leke, ose 63% te shpenzimeve korente
- tek shpenzimet vihet re nje parashikim diskriminues: shpenzime per zhvillimin rural, pyjet, ujitjen, kullimin etj, ku jane parashikuar gjithsej 19.546 mije leke, shifer kjo qe ze 0.9% te te ardhurave buxhetore, ose 123 leke per dynym toke bujqesore, pra nje shifer e pa perfilleshme. Kjo do te thote se Bashkia e Durresit i ka fshire nga lista e sherbimeve qytetaret e njesive Sukth, Manez, Ishem, Katund i Ri dhe Rrashbull, te cilet ne dimer do te vazhdojne te vuajne, pasojat e permbytjeve dhe ne vere pasojat e thatesires se tejeskajshme
- projektet per aktivitete kulturore dhe artistike jane planifikuar gjithsej 18.000 mije leke ose 0.8 % e te ardhurave buxhetore, nderkohe qe jane planifikuar investime luksi per administraten e bashkise, per blerje kompjutera dhe pajisje te tjera me shume 19.000 mije leke. Kjo do ta largoje qytetin e tone te lashtesise nga harta e turizmit kulturor antik, per mungese promovimi dhe mungese aktivitetesh. Investimet per zhvillimin e turizmit, zhvillimin rural, permiresimin e sistemit te ujitjes dhe kullimit jane thuajse zero leke.
- gjithashtu, investimet e parashikuara per rruge, vepra infrastrukture, ujesjellesa e kanalizime ne pese njesite administrative gjithsej jane planifikuar 120.000 mije leke, ose rreth 60% me pak se viti i kaluar, fakt ky qe tregon haptazi diskriminimin qe i ben Bashkia e Durresit qytetareve te ketyre njesive.
- persa i perket parashikimit te kontributit te Bashkise per banesa sociale, jane parashikuar 100.000 mije leke, shifer kjo e barabarte me vitet e kaluara, nderkohe qe numri i polullsise eshte rritur me rreth 40%, si rezultat i riorganizimit te territorit te bashkise.
Sa me siper, mendoj se ka ardhur koha qe per hartimin e buxhetit te Bashkise Durres duhen bere keto permiresime:
- buxheti te hartohet ne perputhje me mundesite ekonomike potenciale qe ka Bashkia e Durresit, duke perdorur metodologji bashkekohore, bazuar keto ne te dhena faktike konkrete, si numri i popullsise, numri i bizneseve, numri i ndertesave, siperfaqja e tokes bujqesore, siperfaqja e plazheve, numri i hoteleve, numri i shtreterve etj
- te behet nje analize e hollesishme e buxhetit faktik te vitit 2015, te krahasohen treguesit faktike me treguesit e planifikuar si dhe te nxirren mosrealizimet, te analizohen shkaqet, te metat e konstatuara dhe te nxirren pergjegjesite
- te bashkebisedohet me qytetaret per nevojat qe kane ne cdo lagje, ne cdo rrugice, ne cdo fshat, me qellim pershirjen e tyre ne procesin e hartimit te buxhetit dhe te planifikohen investime per projektet me emergjente qe do te rezultojne pas ballafaqimit, bazuar kjo ne konkurueshmerine e projekteve dhe numrin e popullsise
- te ristrukturohet stafi i Bashkise Durres, sipas kerkesave bashkekohore, me qellim rritjen e eficenses ne pune, me qellim per t'i sherbyer me mire qytetareve, me kosto sa me te ulet
- te rritet niveli i kualifikimit te administrates tatimore vendore, duke ju nenshtruar kurseve dhe trajnimeve te herepashershme
- te luftohet informaliteti ne fushen e taksave, duke zgjeruar bazen e taksapaguesve dhe duke zbatuar ligjin pa ekuivok, ne menyre te barabarte per te gjithe.
Vetem ne kete menyre do te permiresohet performanca tatimore e Bashkise Durres dhe do t'i sherbehet me mire qytetareve durrsake.
*Autori është këshilltar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Durrësit





