Nga Gëzim Mekuli
Ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, po shrytëzon të miturit dhe fëmijët e varfër të Kosovës për përfitime personale e për karierë partiake. Ky njeri po shkel kodin etik dhe njerëzor duke manipuluar, në publik, me fëmijët e pafajshëm e fragjilë. Fotografitë e shkrepura me fëmijë për fushatë partiake, në momentin kur në Kosovë po vdesin fëmijë nga kanceri për mungesë të trajtimit mjekësor, është kokë e këmbë, vepër e çmendur, e turpshme, joetike, jonjerëzore dhe egoiste e këtij njeriu dhe i shokëve të tij.
Përdorimi i fotografisë së fëmijëve në publik, është shumë kompleks, i ndjeshëm dhe vë në pah shumë pyejte e dilema etike: Sa është i shfrytëzuar fëmija nga politika në Kosovën tonë të varfër? Kush janë ata që mbrojnë pavarësinë e fëmjëve? Kush u del për zot fëmijëve në këtë vend?
Objektivizimi i fëmijëve nga kryepolitikanë të pushtetit është njëkohësisht edhe akt syçelës për popullin; Ne, këtu shofim, se sa jonjerëzorë e sa të pandershëm janë bartësit e këtyre politikave. Ne këtu bindemi se sa të etur janë këta njerëz për të ndikuar e për të ndërtuar mendimin tonë për ta. Duan që përmes medias publike, ne vecanti përmes RTK-së, të na detyrojnë që ne të mendojmë e të bindemi se këta janë "të butë", "prindërorë" e "familjarë”; Por, a ndërtohet shteti me fotografi? Fëmijët nuk janë dekor politik për këta njerëz, e as "dezert i mirë" për festa partiake. Politikat e qeverisë së Kosovës po vetëdëshmohen se janë jo humane, jo popullore dhe fëmijërishkatërruese. Atëherë dhe atje, kur fëmija përdoret, kryesisht, si "fotografi e si mjet" për të të lehtësuar arritjen e qëllimeve përfituese, është argument kokëfortë se, kjo hapsirë e kjo shoqëri duhet të mendoj për shëndetin e tij mental.
"Shekulli"





