Sven Goran Eriksson vazhdon gjuetinë për Wayne Rooney. Ish-trajneri i Kombëtares angleze, aktualisht trajner i Shangai East Asia, është gati të bëj çmenduri për të bindur 30-vjeçarin të lërë Manchester United-in dhe të shkojë në Kinë.

Sipas “Daily Mail”, oferta e fundit për Rooney është 100 milionë euro për 3 vjet. Ish-sulmuesi i Everton kërkohet edhe nga Major League Soccer në SHBA, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.