Ish-sulmuesi brazilian, Luis Fabiano ka fituar nja nga betejat më të rëndësishme në jetë, atë me koronavirusin. I infektuar prej kohësh, 40-vjeçari ia doli për ta mposhtur këtë virus dhe tani është në formë të shkëlqyer.

“Beteja u fitua dhe ishte një nga më të vështirat që kam provuar ndonjëherë. Kur je i shëndetshëm dhe i ndjek këshillat, atëherë sado e vështirë te jetë, ia del. Por, nëse ke shqetësime të tjera, lufta me virusin është shumë e vështirë”, tha Fabiano.

Tashmë që ka kaluar virusin, ish-sulmuesi i Sevijës dhe Portos ndihet në formë të shkëlqyer dhe është në kërkim të një skuadre, ku mund të luajë ndonëse është 40 vjeç dhe nuk luan futboll që nga viti 2018.