Teuta e këtij sezoni synon që të shpallet kampione në elitën e futbollit shqiptar, teksa vjet fitoi Kupën e Shqipërisë, por edhe Superkupën. Durrsakët kanë ambicie madhor edhe këtë kampionat.
Ata janë skuadra që vërtetë vuajnë në vijën e parë, por kanë një pikë të fortë duke bërë edhe diferencën me ekipet rivale. Teuta, edhe në përfundim të kësaj jave, vijon të ketë mbrojtjen më solide të kampionatit, me 11 gola të pësuar në 25 javë.
Në radhët e mbrojtjes durrsake ka lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, ku krahas Stivi Frashërit që është një portier me eksperiencë, bien në sy në prapavijë, Arapi, Hoxha, Kuro dhe Todorovski, mbi të gjitha lojtarë me eksperiencë…





