SHBA, 15 mars 2013 – Producenti Baauer është duke u përballur me padinë për të drejta autoriale për hitin botëror “Harlem Shake”.

Reperi Jayson Musson dhe Hector Delgado kanë akuzuar 23 vjeçarin, emri i të cilit është Harry Rodriges, pasi që ai u ka kopjuar zërat pa lejen e tyre dhe tani ata janë duke kërkuar kompensimin e dëmeve nga bosët e “Mad Decent Record”, të cilët e lançuan këngën vitin e kaluar.

Musson ka thënë se vokali i tij ishte marrë nga kënga “Miller Time” një këngë e grupit të tij “Plastic Little”, sidoqoftë ai insiston se të dy palët kanë ndërmarrë hapat legal, duke thënë se, “Mad Decent kanë qenë më shumë se bashkëpunues këtë herë”.

Në anën tjetër Delgago, thotë se zëri i tij ishte i huazuar nga singëlli i tij “Maldadees” dhe është i bindur se do të fitojë rastin, kurse menaxheri i tij Javier Gomez  ka shtuar, “Hectori do të marrë atë që e meriton. Ne mund ta ndalim atë këngë. Ajo ka shkelur të drejtat autoriale”.