Ajo ka kaluar dekada të tëra me suksese, që nga fama e saj në vitet e 60-ta.
Tina Tarner tani ka pozuar për revistën “Vogue” në moshën 73 vjeçare.
Edhe pse për revistën kanë pozuar emra të mëdhenj të modës dhe artit, megjithëkëtë krijuesja e hitit legjendar “Simply the best”, ka marrë kritika tejet positive për fotografinë në “Vogue”.
Edhe pse në moshën 73 vjeçare, Tina shkëlqen në këtë fotografi.
“Fansat e Tinës ndoshta do të zhgënjehen se nuk do të shohin këmbët e saj në këtë fotografi”, shkruan Daily Mail.