One Direction janë detyruar të fshijnë disa ftesa në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter për shkak se u bënin thirrje fansave të tyre t’ua dërgonin fotot ku ata shihen me tatuazhet “1D”.

Meqë shumica e fansave të tyre janë nën 18 vjeç, është hapur debate nëse do të mund të lejohej një thirrje e tillë, për shkak se tatuazhet nuk janë edhe aq të shëndetshme, shkruan Daily Mail.

Sidoqoftë, këto ftesa nuk kanë qëndruar gjatë nëpër rrjetet sociale. Ato janë larguar mbrëmjen e së dielës.

Zdhënësi i grupit, Simon Jones ka thënë: “Këto mesazhe janë postuar por janë larguar më vonë pasiqë One Direction nuk duan të inkurajojnë fansat që të bëjnë tatuazhe”.

Ndryshe, thirrja e grupit ishte që të gjithë fansat e tyre që kishin ndonjë tatuazh të vërtetë me emrin e grupit, t’ua dërgonin fotografitë në adresë të grupit.

Një nga fansat kishte komentuar në Facebook: “ Më duhet ta pyes tani babain tim edhe pse jam vetëm 13 vjeç”.