Ka udhëtuar drejt Turqisë, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje estetike që ka të bëjë me zmadhimin e buzëve si dhe një lifting të fytyrës. Big Mama duket se pas dobësimit drastik që pësoi ka menduar që një rregullim estetik në fytyrën e saj nuk do të ishte keq.
Ajo është nisur për në Turqi, te klinika e njohur botërore FBM. Edhe më parë ajo i qe nënshtruar disa ndërhyrjeve nga ana e kirurgut Hayati Akbas.
Pas kthimit nga Turqia pritet që këngëtarja të nisë xhirimet e klipit të saj më të ri.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/