“Saturday Night Live” nuk ka humbur kohë që në emisionin e radhës ta kishte si objektiv presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez.
Dhe këtë më së miri e ka bërë Justin Timberlake, i cili dukej si Elton John dhe këndoi një version të këngës “Candle in the wind”.
Justin kishte ripërpunuar edhe tekstin duke bërë shaka edhe me kohën sa ishte Chavez në pushtet.
“Duket se e ke jetuar jetën si një qiri në erë”, ka thënë Timberlake teksa ka performuar këngën, shkruan Daily Mail.
“Si do të dukej nëse qiri do të rrëzohej nga dy pistoleta në një konferencë shtypi. Ke thënë se SHBA shkakton tërmete”, ishin vetëm disa pjesët e tekstit që këndoi Timberlake, në të cilin ishin vënë disa nga elementet më të çuditshme përgjatë qeverisjes së Chavezit.