KOSOVE, 09 mars 2013 – Shpat Kasapi ka reaguar sërish në lidhje me ndarjen nga modelja e njohur Afërdita Dreshaj. Kështu këngëtari i njohur ka mohuar lajmet se mamaja e tij, Gjylymsere Kasapi, profesoreshë në universitet, ka nxitur ndarjen, pasi nuk duronte fjalët që përfliteshin për Afërditën.
“Kam deklaruar unë që jam ndarë nga Afërdita dhe jo mamaja ime, siç është shkruar në disa portale. Kam dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër dhe nuk dëshiroj të flas më shumë, thjesht nuk na shkonte,” ka thënë Shpati, i cili thekson se nuk ka shanse për ribashkim.
Por në të kundërt, miq të afërm të Shpatit megjithatë thonë se ata mund të kthehen bashkë, pasi Shpati është shumë i dashuruar me Afërditën edhe pse ajo e ka keqpërdorur besimin e të fejuarit. Nga ana e saj vetë modelja nuk është prononcuar.