TURQI, 09 mars 2013 – Aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalioglu, pasi fitoi simpatinë e publikut me anë të roleve tek “Ezel” dhe “Karaday” i është përkushtuar kohët e fundit biznesit të turizmit.
Kenan ka bërë disa rinovime në ndërtimin e një hoteli të tij në Talimhane, ndërsa mësohet se aktori i njohur nuk do të ndalet me kaq në blerjen e patundshmërive, pasi kohëve të fundit ai po tërheq vëmendjen me blerje dhe investime shumëmilionëshe.
Shërbimi në këtë rajon është shumë i mirë dhe i shtrenjtë njëkohësisht, pasi turistët paguajnë mbi 500 euro për një natë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/