Ka vendosur të mos e mbajë sekret shtatzëninë e saj të parë, pas më shumë se dy vitesh lidhje me të dashurin israelit. Këngëtarja nga Durrësi që prej vitesh jeton në Amerikë, ka postuar në profilin e saj në facebook foton e saj të parë shtatzënë, ku i duket barku mjaftueshëm, edhe pse nuk preferon të japë detaje se në cilin muaj është.

“Nuk mund ta përshkruaj këtë mrekulli që unë ndiej të rritet brenda meje. Di vetëm t’ju them që janë momentet dhe ndjenja më e bukur për mua që kam përjetuar dhe që kam shumë kohë që e kam pritur”, shprehet ajo.

Aida, e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong 2007”, në një duet me ish-bashkëshortin Frederik Ndoci, verën e kaluar deklaroi lidhjen dyvjeçare me të dashurin Eyal, një djalë nga Israeli me të cilin është njohur para më shumë se dy vitesh në SHBA.

Ajo vendosi ta sjellë në Shqipëri të dashurin në verë, ku e njohu me Shqipërinë dhe të afërmit e saj.

Për lajmin e bebes ajo shprehet se: ”Për herë të parë jeta ime tanimë ka marrë kuptim, që deri tani nuk e kam njohur. Po t’i kisha në dorë të 7 mrekullitë e botës, do t’ia jepja pa më të voglin hezitim. Nuk ka minutë që nuk e mendoj se si do reagojë në momentin e parë që do e kem në krahët e mia foshnjën time, mrekulli e dërguar nga Zoti. Ajo shprehet se lajmi i ardhjes së bebes ka lumturuar si partnerin po kështu edhe dy familjet, të cilët mezi po e presin.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/09/aida-ish-gruaja-e-frederik-ndocit-ne-pritje-te-nje-vajze/#ixzz2N4kFzpNq