TIRANE, 09 mars 2013 – Rudina Xhunga ka zgjedhur ditën e 8 marsit për t’u prezantuar të gjithëve vajzën e saj, 1 muajshe Alana. Në postimin e saj në rrjetin social Twitter, Rudina ka shkruar: “Ba, duhen shumë burra si ti, që 8 Marsi të jetë festa e grave. Ti je festa ime, e mamit tim dhe mamit tënd. Të dua ba!”, duke folur kështu në emër të vogëlushes së saj.

Alana Hila erdhi në jetë një muaj më parë, por askush nuk e kishte parë ndonjë foto të saj, deri ditën e djeshme, kur Rudina vendosi ta ndante lumturinë e saj me të gjithë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/