Aktorja Anna Friel është ndjerë keq kur ka kuptuar se i ka dërguar aksidentalisht babait të saj disa fotografi pornografike, ndërsa po bënte disa hulumtime për rolin e saj të ri.
Ylli i “Pushing Daisied” do të luaj rolin e Jean Raymond, gruaja e baronit të pornos Paul Bradley në filmin e ri “The Look of Love”. Gjatë kërkimeve që po bënte në internet për rolin që do interpretonte ai ka nxjerrë disa fotografi të Jean dhe ato ia ka nisur me email të atit.
“I dërgova një e-mail babait tim dhe në të ishin disa fotografi të Jean Raymond. Ai më telefonoi pas kësaj dhe më tha: Mendoj se e ke tepruar shumë me këtë”,- tha aktorja.
“Në fillim u çudita me atë që po më thoshte, por pastaj më ra ndërmend se unë i dërgova atij një e-mail me fotografitë e porno-yllit”,- shtoi Friel.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/