Rihanna ka nisur turneun e saj botëror të titulluar “Diamonds” të premten mbrëma në New York.
“Të gjithë sytë ishin kthyer kah ajo për shumë fakte. Një ndër to është edhe se ajo është një nga këngëtaret më të mira në botën e shoë biznesit”, shkruan Daily Mail.
25 vjeçarja ka falënderuar të gjithë fansat e saj për mbështetjen e vazhdueshme duke u thënë se ata “kanë vend të veçantë në zemrën e saj”.
“Jut ë gjithë jeni yje. Kjo është shfaqja ime e parë në këtë turned he dua të ju them se ju të gjithë keni një vend të veçantë në zemrën time”, ka thënë ajo.
Më parë, është raportuar se Rihanna, mbështetjen më të madhe për turneun e saj “Diamonds”, e ka marrë nga nëna e saj dhe i dashuri i saj Chris Brown.