LONDER, 8 mars 2013 – Djali i dytë i princeshës Diana dhe princit Karl duket se ka marrë mjaft për zemër çështjen së cilës nëna e tij e ndjerë iu përkushtua shumë. Së fundmi princi Harry është angazhuar në luftën kundër minave.

Harry po ecën në gjurmët e nënës së tij, “princeshës së popullit”, pasi është bërë figura qendrore e fushatës publicitare që shoqata britanike “Halo Trust” është duke zhvilluar.

Që nga viti 1988, kur nisi të funksionojë kjo shoqatë, e deri tani kur janë mbushur plot 25 vite të ekzistencës së saj është bërë e mundur që të zbulohen dhe të neutralizohen miliona mina në vendet më të varfra të botës.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/