Çaste ankthi mbrëmë në "02 Arena" të Londrës, që ishte mbushur me mijëra fansa të Justin Bieber, i cili po zhvillon një tur koncertesh.

Gjatë një pjese shumë të lëvizshme, këngëtari kanadez është rrëzua në skenë dhe pasi u ringrit me vështirësi, e la fare skenën për të vajtur prapa kuintave.

Sipas asaj që bëhet e ditur, Bieber duhet të ketë pësuar një "krizë frymëmarrjeje", që duhet ta ketë detyruar të ndërpresë shfaqjen.

Pasi iu sha ndihma e shpejtë në prapaskenë, ai u kthye pas rreth 20 minutave para spektatorëve, bashkë me menaxherin Scooter Braun, i cili shpjegoi se ç'kishte ndodhur.

Mësohet se Bieberit iu mor fryma në skenë dhe prandaj vrapoi në prapaskenë, aty ku duhet të ketë pësuar edhe kolaps.

Në një dhomë duhet të jetë furnizuar me oksigjen. Pasi e ka rimarrë veten, megjithëse iu këshillua të shkonte në spital, Bieber duhet të ketë ngulmuar për të mbyllur koncertin, "në respekt të fansave të tij".

Gjithsesi, në fund, ai është detyruar të shkojë në spital, për të kryer verifikimet e duhura mjekësore.