ITALI, 07 mars 2013 – Nuk është hera e parë që shtypi italian shkruan për shtatzëninë e dytë të Michelle Hunziker.
Por këtë radhë është më tepër sesa një thashethem, nisur edhe nga ndërprerja e angazhimeve artistike të showgirl dhe spektaklit të saj, për shkak të problemeve shëndetësore.
Sipas mediave italiane, Hunziker mund të jetë shtatzënë dhe së bashku me Tomaso Trussard do të bëhen prindër në muajt e verës.
Hunziker nuk e ka mohuar faktin se dëshiron t’i dhurojë një vëlla Aurorës dhe kohët e fundit ka deklaruar se momenti i duhur po afrohet.
Ndonëse shtatzënia ende nuk është konfirmuar nga vet çifti, dashuria mes tyre është tepër e madhe.
Ata fotografohen shpesh herë së bashku dhe duhen me të vërtetë, ndërkohë që ish-bashkëshorti i Michelle, Eros Ramazzotti është vetëm një hap larg martesës me të dashurën e tij të re.