SHBA, 07 mars 2013 – Kim Kardashian rrezikoi të dështonte fëmijën që mbart në bark. Disa burime pranë show girl-it kanë bërë të ditur se ajo ka vrapuar me lot në sy për tek doktori i saj mbrëmjen e së martës. Duket se Kim është ndjerë keq, ndërsa ishte duke udhëtuar me avion nga Parisi për në Los Anxheles.
Gjithsesi gjithçka ka shkuar mirë për 32 vjeçaren, që ka lënë spitalin ditën e mërkurë.
Doktorët i kanë këshilluar të ulë ritmet e stërvitjes dhe të pushojë, sepse në të kundërt rrezikon të dështojë.
Kim është përpjekur të mbajë nën kontroll trupin e saj, pasi megjithëse është në muajt e parë të shtatzënisë, format e saj janë mjaft të ekzagjeruara.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/