FRANCE, 07 mars 2013 – Sasia e kufizuar e verës Miraval e përftuar nga të korrat e vitit 2012, e cila mban emrin e çiftit të yjeve të Holliwood-it Brad Pitt dhe Angelina Jolie, si dhe emrin e prodhuesit francez të verës Mark Perrin, doli në shitje në internet.
Pitt dhe Jolie në vitin 2008 blenë kështjellën Miraval në Provence (qarku francez i Var), ku vendosën të merreshin me prodhimin e verës, si dhe morën pjesë personalisht në procesin e prodhimit të verës ngjyrë rozë. Jolie dhe Pitt kontrolluan të gjithë procesin e prodhimit të verës nga fillimi deri në fund.
Në etiketën e pasme të shishes do të shënohen emrat e tre krijuesve të pijes: Jolie-Pitt & Perrin.