Me format trupore që ka nuk mund ti vihet faj Nicole Scherzinger që nuk heziton ti demonstrojë në publik.

Këtë e ka bërë saktësisht edhe të mërkurën në Comik Relief Concert.

Këngëtarja 34- vjeçare u shfaq në skenën e legjendarit Wembley me flokët e mbledhura duke nxjerrë në pah vathët e saj të mëdhenj dhe e rrethuar nga balerinë, duke lënë shumë për të imagjinuar për publikun dhe ata që e shikonin përmes televizioneve.

Këngëtarja ndërkohë po punon për realizimin e një albumi të ri. “Unë ende jam duke punuar në këtë album. Është një punë në proces. Pjesa më e madhe e këtij albumi është, motivim, inspirim dhe këngë argëtuese. Kam bashkëpunuar me Will. I. Am, Dallas Austin, Afro Jack kështu që ka për të qenë një miksim shumë u mirë”, ka thënë ish anëtarja e grupit, ‘Pussycat Dolls’