Jennifer Aniston dhe Justin Theroux, do të martohen së shpejti në një ceremoni luksoze në Hawai. Një burim ka thënë për çiftin se ndërsa detajet mbahen në fshehtësi, mendohet se ata do të lidhin kurorë në ishull.
“Jen do të dëshironte ta bëjë atë në shtëpinë e saj në Los Angles, por duket se kjo do të jetë shumë vështirë të jetë e qetë. Ajo nuk dëshiron të martohet me fotografë që sillen mbi kokë në helikopterë”.
“Justin e admiron Hawain. Është vendi më i pëlqyer i tij në botë dhe ai ka një shtëpi të vogël në ishullin e Kauait. Ata të dy e duan ishullin dhe u pëlqen ideja të bëjnë një dasmë nën diellin e Hawaiit”, ka thënë burimi.