Duket sikur ajo po pozon për revistën Playboy dhe jo për Glamour. Aktorja Kate Hudson është zhveshur për edicionin e prillit të revistës Glamour.

Në kopertinë ajo shfaqet topless, duke mbuluar gjoksin me dorë, ndërkohë që edhe në brendësi janë disa foto të nxehta të aktores.

Në revistë ajo rrëfen se është një tip që beson shumë tek njerëzit dhe nuk mban sekrete, edhe pse zhgënjehet. Aktorja 33- vjeçare është rritur gjithmonë duke pasur nga pas faktin se është e bija e aktores Goldie Hawn.

Por ajo thotë se një gjë e tillë nuk e ka penguar që të ndjekë rrugën e aktrimit.