KOSOVE, 05 mars 2013 – Çifti simpatik Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj janë ndarë. Lajmi bëhet i ditur nga vet këngëtari.
Shpati është shprehur se lidhja me modelen dhe këngëtaren Afërdita Dreshaj kishte disa kohë që nuk shkonte mirë ndaj ata kanë menduar që zgjidhja më e mirë është ndarja.
Çifti kishin një lidhje të konsoliduar prej disa vitesh. Të dy janë figura të njohura në muzikë.
Duket se krisja e marrëdhënies nisi pasi u publikuan në media fotot e Afërditës tek vila e Leonardo di Caprios.