Taylor Swift si duket nuk ka pasur tjetër rrugë përveç asaj që të ndahet nga anëtari i One Direciton, Harry Styles, pasi sipas saj, ky i fundit edhe sa kanë qenë në lidhje “nuk ka lënë vajzë pa shikuar”.

Këngëtarja 23 vjeçare ka folur gjatë për jetën e saj në një intervistë të numrit më të ri të “Vanity Fair”, për të cilën edhe ka pozuar që të jetë në kopertinën e magazinës, shkruan Daily Mail.

Taylor ka thënë se lidhja e saj me Harryn ka dështuar vetëm për këtë shkak: ai nuk linte vajzë pa shikuar.