Justin Bieber është vonuar derisa është paraqitur në skenën e 02 Arena në Londër pë të hapur mbrëmjen ku duhej të performonte.

Qindra fansa të tij kanë mbetur “zemërthyer” për shkak të këtij veprimi, shkruan Daily Mail.

Edhe prindërit e shumë fansave, të cilët, pa dyshim meqë bëhet fjalë për adoleshentë, janë shqetësuar për shkakun e vonesës së tij.

O2 Arena e Londrës, ka kërkuar falje për vonesën e këngëtarit, por nuk ka dhënë detaje se pse ka ndodhur kjo.

Këngëtari nuk ka arritur në skenë deri në 10:35 dhe kjo ka zhgënjyer fansat e tij, shumica e të cilëve edhe kishin rënë në gjumë.

Kjo është konsideruar si vepër jo e mirë nga ana e Justin dhe si mosrespekt ndaj fansave të tij.