RUSI, 04 mars 2013– Një studente e degës së menaxhimit të krizave është kurorëzuar Miss Russia. Bukuroshja siberiane, Elmira Abdrazakova, është quajtur nga Siberian Times Anxhelina Xholi e Rusisë. 18 vjeçarja ka mbetur mjaft e befasuar nga fitorja në finalen e të dielës dhe e ka krahasuar veten me hirushen e përrallave.
18 vjeçarja do të prezantojë tashmë vendin e saj në evenimente bukurie ndërkombëtare si Miss Universe and Miss Bota.
Elmira, e cila ndjek studimet në universitetin Siberian Railëay në Novosibirsk, ka përfituar nga konkursi i bukurisë 100 mijë usd dhe një makinë të re. E rritur në një familje mësuesish bukuroshja siberiane u shpreh se ia dedikon fitoren e saj suksesit që pati në testin e intelektit.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





