SHBA, 04 mars 2013 – Edhe pse ka vite që Tom Cruise është pjesë e Kishës së Shkencologjisë, një sistem besimi që mbron teorinë se njeriu është qenie e pavdekshme dhe spirituale, shumë njerëz nuk e dinë që aktori i famshëm ka pasur një të shkuar katolike.
Sipas gazetës ‘New York Daily News’, protagonisti i ‘Eyes Wild Shut’ ka studiuar në një seminar për t’u bërë prift.
“Tom ishte katolik. Shkonim në meshë dhe kalonim shumë kohë në kishë. Na pëlqenin historitë e murgjve dhe donim të bëheshim priftërinj edhe pse ishim shumë të vegjël për të marrë një vendim të tillë”, thotë Shane Dempler, shok fëmijërie i aktorit hollivudian.
Ëndrra për t’iu përkushtuar fesë përfundoi shpejt pasi, sipas rrëfimit të Dempler, Tomi dhe ai u përjashtuan sepse i kishin vjedhur alkool murgjve të kolegjit.
“Kolegji i dërgoi një letër prindërve tanë duke i thënë që ne ishim djem të mirë, por do ishte më mirë të ktheheshim në shtëpi. Nuk na përzunë, por na ftuan të iknim”, kujton Dempler.