Dukesha Kate Midletton vërtet qëndroi në muajin e parë të shtatzanisë në spital për shkak se nuk ndjehej mirë, por tani kjo pjesë nuk është më problem.

Ajo është në muajin e pestë dhe provon dita dites se shtatzënia nuk është aspak një pengesë për të gëzuar ditët.

Është fotografuar në një pistë skish në Aplet zvicerane.

Veshur në pantallona të zeza dhe çizme, një xhaketë ngjyrë kafe, ajo ishte tejet e hijshme në mes të bardhësisë.