TIRANE, 02 mars 2013 – Miss Fotozhenia e parë shqiptare Valbona Çoba, është bërë për herë të parë nënë. Ylli shqiptar i pasarelave që prej vitesh jeton në Amerikë ka provuar disa ditë më parë ndjesinë e të qenit nënë.
Pas martesës me menaxherin amerikan Todd, Çoba ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që është djalë. Aiden është emri i djalit të Valbonës dhe Todd. Domethënia e emrit të të voglit është ‘i lindur nga zjarri’.
Dy vjet me parë, Valbona Çoba, së bashku me bashkëshortin e saj Todd, zbriti në Rinas për të celebruar historinë e saj të dashurisë në një dasmë tërësisht shqiptare. Ngjarje kjo që do të zinte faqet e shtypit dhe kronikat rozë (duke sfumuar disi edhe një tjetër dasmë që u realizua në po të njëjtën ditë, atë të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama), e do të merrte vëmendjen e gjithë kureshtarëve.
Modelja shqiptare Valbona Çoba ka sfiluar në pasarela krah yjeve të modës si Laetizia Casta dhe Claudia Schiffer.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/