SHBA, 25 shkurt 2013 – Nata e ndarjes së çmimeve Oskar ka mbledhur vipat hollivudianë në parakalimin e tyre të zakonshëm në tapetin e kuq dhe para morisë së qindar paparacëve. Një nga aktoret më të dashura hollivudiane, Renee Zellweger, ka nxitur debate të shumta në rrjetin social Twitter pas publikimit të fotove të saj gjatë ndarjes së Oskarve.
Bukuroshja bjonde tregonte më e re në fytyrë dhe nuk kishte rrudhat e zakonshme, gjë që i ka shtyrë fansat të aludojnë se edhe ajo ka injektuar Botoks në fytyrën e saj.
E vërtetë apo jo? Pritet reagimi i Zellweger.