Argo, film rreth krizës së pengjeve iraniane, fitoi çmimin e Oscar të Akademisë amerikane të artit, filmit dhe shkencës, duke lënë pas filmin Lincoln, i cili u pritej gjerësisht të fitonte këtë kategori.
Në fjalën e pranimit të çmimit, Ben Affleck, drejtor i filmit Argo dhe bashkë-regjizor,
falënderoi “të gjithë ata që kishin punuar për realizimin e filmit”.
Zonja e Parë Michelle Obama bëri një paraqitje të papritur me televideo nga Shtëpia e Bardhë drejt përfundimit të ceremonisë. Ajo vlerësoi filmat kandidatë për çmime duke thënë se “filma të tillë na bëjnë të qeshim dhe të qajmë.” Ajo pastaj shpalli filmin fitues, Argo.
Daniel Day Lewis fitoi Oskarin si aktori më i mirë për portretizimin e Abraham Lincolnit në filmin Lincoln.
Jennifer Lawrence fitoi Oskarin si aktorja më e mirë për rolin në filmin Silver linings playbook.
Drejtori Ang Lee falenderoi ” Zotin film” kur morri çmimin Oskar për filmin e tij Life of Pi, duke lënë pas Steven Spielbergun me filmin Lincoln.
Ann Hathaway fitoi Oskarin për rolin mbështetës në muzikalin Les Miserables, ndërsa
Christoph Waltz mori Oskarin e tij të dytë për rolin mbështetës në Django Unchained të Quentin Tarantinos, i cili gjithashtu fitoi çmimin Oskar për skenarin më të mirë origjinal
Searching for Sugarman, kronikë e një muzikanti të harruar fitoi Oskarin si filmi
dokumentar më i mirë.
Filmi frengjisht, Amour fitoi në kategorinë e filmave më të mirë në gjuhë të huaj.
Fituesit u zgjedhën nga rreth 5 mijë e 800 profesionistë të industrisë filmike, anëtarë të Akademisë amerikane të Arteve, Filmit dhe Shkencave. Ceremonia e këtij viti, e 85-ta, drejtua nga Seth MacFarlane.