TURQI, 23 shkurt 2013 – Realizmi i ëndrrës për Hyrremin, emri i vërtetë i së cilës është Mejrem Uzerli sapo ka mbërritur. Ëndrra e saj për të takuar aktoret Kate Winslet dhe Drew Barrymore do të bëhet realitet së shpejti.
Agjentët e saj turq, në bashkëpunim me ata amerikanë, kanë arritur të negociojnë për angazhimin e Hyrremit në disa role të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, meqë synimi i saj është dhe Hollywood-i.
“Jam shumë e kënaqur që angazhimi im do të fillojë dhe jashtë Turqisë. Jam vazhdimisht e frikësuar dhe nuk jam e bindur nëse do të mund të hyj në Hollywood. Edhe pse jam rritur në Gjermani dhe nuk flisja turqisht, ata më zgjodhën për rolin e Hyrremit. Anglishtja ime është e përsosur dhe sigurisht që nuk do e kem aspak problem për gjuhën”,- ka theksuar Uzerli.
Por pavarësisht lajmit të mirë lidhur me karrierën Hyrrem nuk i ka punët mirë në jetën private, sepse i dashuri i saj milioner ka deklaruar për mediat se është ndarë nga "sulltanesha" e "Sulejmanit të madhërishëm".