Coco Austin e ka bërë realitet surprizën e parë për fansat e saj në vitin 2013.

E mirënjohur në të gjithë botën për asetet e bëshme fizike, Coco ka postuar në rrjetin social Twitter një fotografi të sajën në të cilën shfaqet thuajse e zhveshur ndërsa feston me një gotë në dorë.

33 vjeçarja ndodhej në Las Vegas ndërsa gjithçka u realizua në kuadër të Peepshow.

Një gotë që më shumë se sa për tu pirë, ndodhet në duart e Cocos për të mbuluar me modesti pjesët intime.