Bukuroshja shqiptare e pasarelave ndërkombëtare Emina Çunmulaj, këto ditë ka përfunduar një set fotografish në Afrikën e Jugut.
Dhe në largim e sipër nga Afrika e largët bukuroshja shqiptare është përshëndetur me këtë vend duke lënë të kuptohet se nuk do të rikthehet atje.
“Dhe gjithçka përfundoi! Të gjitha punët kanë përfunduar sa i përket fotoshootingut. Faleminderit Afrikë e Jugut! Shihemi së shpejti!”, ka shkruar Emina në rrjetin social Twitter.
Bukuroshja destinacionin e radhës e ka pasur Malin e Zi ku sapo është ulur në aeroportin e këtij shteti, ka bërë me dije për vendndodhjen.





