Këngëtarja e njohur e grupit Black Eyed Peas do të bëhet nënë për herë të parë. Gëzimin për foshnjën që pritet të sjellë në jetë Fergie ka dashur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Twitter ku ka postuar mesazhin: Josh & Unë & Bebi do jemi tre.

Këngëtarja 37 vjeçare është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Josh Duhamel, me të cilën është e martuar prej 3 vitesh.

Fergie ka postuar në Twitter edhe foto të fëmijërisë së saj dhe asaj të bashkëshortit, për t’u krijuar fansave idenë se si mund të jetë fëmija i saj i ardhshëm.