ANGLI, 17 shkurt 2013 – Këngëtarja shqiptare më e famshme tani për tani në botë, Rita Ora, është shfaqur në një festë me një fustan në stilin e Angelina Jolie e Jennifer Lopez.
E veshur me një fustan të zi, që i nxirrte në pah njërën këmbë bjondja simpatike ka tërhequr vëmendjen e fotografëve të mediave rozë. Fustanin Rita e kishte kombinuar me një palë sandale me lidhëse deri në gju dhe një pelerinë të hedhur krahëve. Si gjithnjë Ora nuk ndahet nga buzëkuqi i saj i ndezur.
Të shtunën Rita është shfaqur pa shoqen e saj të pandarë, modelen Cara Delevingne, të cilën e quan grua.