Ashton Kutcher, ka pozuar për revistën “Esquire” dhe ka dhënë një intervistë për jetën dhe karrierën e tij.
Ai ka thënë se shokët besnik të tij, vazhdimisht i tregojnë se në cilin film ka qenë më i mirë e në cilin jo.
Ashton ka treguar se ulet ballë për ballë me shokët e tij, “për ta shqyrtuar seriozisht këtë punë”, shkruan Daily Mail.
“E di saktësisht se në cilët filma kam qenë i tmerrshëm. E di edhe në cilët kam qenë më i mirë dhe njerëzit i kanë pëlqyer ata filma” ka thënë aktori për të vazhduar:
“Nuk e di këtë për shkak se unë flas me muret, jo muret nuk do të tregojnë asnjëherë kur jeni gabim. Unë e di këtë falë shokëve të mi. Shokët e mi ma thonë të vërtetën”.