Rita Ora është një ndër yjet më të dëshiruara të popit në planet.
Është frekuentuar një periudhë kohe me Rob Kardashian dhe është përfolur për një marrëdhënie me fituesin e “X Factor” James Arthur apo protagonistin e One Direction’s Harry Styles.
Lista ka shkuar edhe më tej me reperin Drake dhe Bruno Mars. Por, bukuroshja bionde i frenon fantazitë e meshkujve.
Ajo pohon se ka kohë vetëm për supermodelen biseksuale Cara Delevingne. Mikeshat në fakt janë të pandashme dhe në vijimësi shkëmbejnë mesazhe online.
“Ajo është zyrtarisht e imja. Është thuajse e paprekshme. Ne e quajmë njëra-tjetrën si gjysma. Pra secila është gjysma e tjetrës. Njësoj si kur ju martoheni, është gruaja juaj”, tha Rita.